Veseli: Të rinjtë janë boshti i platformës në Fillimin e Ri

Prizreni

Veseli: Të rinjtë janë boshti i platformës në Fillimin e Ri

Më: 26 maj 2017 Në ora: 11:49
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli me rini në Prizren

(E plotësuar) - Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli u ka kërkuar të rinjve në Prizren që më 11 qershor të zgjedhin lidershipin që punon për Kosovën dhe i jep kuptim lirisë së fituar me mund e gjak.

Në një bashkëbisedim me qindra të rinjë prizrenas, Veseli tha se të gjithë keni një ëndërr, Kosova të jetë një shtet sovran, i fuqishëm ekonomikisht, në mënyrë që dinjitetshëm të jetojnë dhe ta krijojnë përspektiven për të ardhmen e tyre dhe familjeve që do të krijojnë.

Sipas Veselit, vetëm duke u bashkuar mund ta bëjnë Kosovën një vend ku secili e ri do ta plotësojë ëndrrën e tij dhe të familjes së tij.

Veseli: Kush mund të na ndalë t’i realizojmë bashkë ëndrrat tuaja

“Po, kush mund t’iu ndalë ju që ta bëni këtë, kush mund të na ndalë neve bashkërisht që të ecim përpara me konceptin e Fillimit të Ri. Në vitin 1998-99 ishin të rinjtë e të rejat po si ju me të ri e pak me të moshuar të cilët treguan fuqisë më të madhe ushtarake se ky vend, kjo tokë është e shqiptarëve dhe këtu është thyer Serbia duke iu falënderuar rinisë sonë të mrekullueshme. Pse sot nuk mund ta bëjmë ne Kosovën tonë të zhvilluar ekonomikisht, vend sovran, pse të merremi me njëri-tjetrin për gjëra që i kemi tejkaluar, për gjëra siç është flamuri ynë kombëtar. Të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi një flamur kombëtar i cili është flamur i shqiptarëve, i kombit tonë, por në të njëjtën kohë e kemi edhe një flamur të shtetit që duhet ta fuqizojmë dhe mbrojmë anë e kënd rruzullit tokësor sepse kemi dhënë shumë gjak për këtë shtet që sot të jemi të lirë dhe të pavarur”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së shtoi se ajo që mund ta bëjnë me së miri është t’i japin kuptimësi shtetit dhe kësaj lirie, sepse fillimi i ri ka kuptim vetëm me të rinjtë dhe për të rinjtë.

Veseli: Fillimi i ri ka kuptim vetëm me ju dhe për ju

“Nëse ka kuptim fillimi i ri, ka vetëm me ju dhe për ju. Ne jemi vend i lirë dhe pavarur dhe do të ecim në drejtim të perëndimit sepse Kosova është perëndimore dhe do të mbetet përjetë perëndimore, ashtu siç është edhe populli ynë. Por ajo që duhet t’i japim kësaj shoqërie kuptim është zhvillimi ekonomik. Orientimi i Fillimit të Ri dhe orientimi ynë i përbashkët, edhe i juaji duhet të jetë fuqizimi i ndërmarrësisë”, theksoi kreu i PDK-së.

Bashkimi i PDK-së me AAK-në, sipas Veselit u bë për të mirën e Kosovës, por jo bashkim siç po quhen i krahut të luftës. Veseli theksoi se ata nuk i ndajnë qytetarët në krahë të luftës dhe të pasluftës.

Veseli: Ju të rinjë më 11 qershor do t’i jepni kuptim lirisë së Kosovës

“Ju duhet të jeni ata që më datën 11 qershor do t’i jepni kuptim lirisë së Kosovës, përmes një lidershipi të zgjedhur që është vizionar, i cili punon për Kosovën, për Kosovën perëndimore, të zhvilluar ekonomikisht, për Kosovën e integruar në BE dhe NATO. Për ta arritur këtë qëllim PDK ka ftuar edhe miq të vjetër, ekipën e lirisë që kemi qenë bashkërisht. Tani garojmë bashkë me një nga miqtë e mi me të vjetër, bashkëluftëtarin tim, kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj. Dikush mund të thotë se janë bërë bashkë njerëzit e luftës, jo, ne nuk i ndajmë qytetarët tanë në të luftës dhe të pasluftës. Në luftë kemi qenë bashkë, por në liri duhet të jemi bashkë të gjithë për hirë të së mirës së qytetarëve dhe atdheut që kemi sakrifikuar shumë”, shtoi Veseli.

Në këtë bashkëbisedim, Veseli ka ndarë edhe certifikata për disa të rinjë që kanë kryer trajnimin për lidership, e po ashtu edhe disa libreza të të rinjtë që aderuan në PDK.

Veseli të rinjve të Prizrenit: Ju jeni ata që më 11 qershor do t’i jepni kuptim lirisë

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli në takim me të rinjtë e Prizrenit tha se janë ata ajo që mund ta bëjnë me së miri që t’i japin kuptim kësaj lirie dhe ndërtimi të shtetit.

Veseli tha se liderët nuk lindin por krijohen me sfida të vështira.

"Nëse ka kuptim fillimi i ri atëherë ka vetëm me ju dhe për ju", tha Veseli.

 Ai shtoi se koncept i fillimit të ri është zhvillimi ekonomik. Derisa të rinjtë tha duhet të jenë në vendimmarrje.

 "Ju jeni ata që më 11 qershor do t’i jepni kuptim lirisë", tha Veseli.

 Me këtë rast është bërë edhe shpërndarja e disa certifikatave dhe aderimeve në PDK.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat