Hapet ekspozita për vlerësimin preliminar të tokës në Rahovec

Prizreni

Hapet ekspozita për vlerësimin preliminar të tokës në Rahovec

Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:02
Ekspozita në Rahovec

Në objektin e Komunës së Rahovecit u bë hapja e ekspozitës për vlerësimin preliminar të tokës, projekt i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave-departamenti i tatimit në pronë, shtetin Suedez dhe Komunat e Kosovës.

Qëllimi i hapjes së ekspozitës është informimi i qytetarët rreth vlerësimit preliminar të tokës.

Agron Thaqi, zëvendësdrejtor i tatimit në pronë në Ministrin e Financave, ka thënë se praktik si kjo do të vazhdojmë edhe në të gjitha Komunat. Këto vlerësime janë fillestare dhe kjo ka ardhur pas një hulumtimi disavjeçar të vlerave të tregut në secilën Komunë. Para qytetarëve, përmes kësaj ekspozite do të shpalosen çmimet fillestare të tokave, të ndara në zona brenda territorit të Komunës së Rahovecit.

Në hapjen e ekspozitës i pranishëm ishte edhe Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit, u shpreh se një ekspozita e tillë në Komunën tonë është duke u mbajtur për herë të parë dhe përmes kësaj ekspozite do të mundohemi që për një muaj të informojmë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të dinë se sa vlen toka e tyre.

Sipas një komunikate të Komunës së Rahovecit, qytetarët të cilët janë të interesuar, mund të japin komente dhe sqarime si dhe mund të ofrojnë edhe argumente tjera, të cilat në të ardhmen mund ta jenë me interes për këtë projekt të rëndësishëm. Ekspozita do të jetë e hapur një muaj në objektet e Komunës dhe të gjithë të interesuarit do të gjejnë staf që do ti informojnë në lidhje me projektin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat