NISMA vazhdon takimet me qytetarët e Prizrenit!

Prizreni

NISMA vazhdon takimet me qytetarët e Prizrenit!

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 12:26
Zafir Berisha, Albulena Balaj-Halimaj dhe Manuela Koni, u takuan me qytetaret e lagjes 11. Marsi dhe 2. Korriku.

Kryetari i NISMA për Kosoven Fatmir Limaj dhe kandidatet per deputet, Zafir Berisha, Albulena Balaj-Halimaj dhe Manuela Koni, u takuan me qytetaret e lagjes 11. Marsi dhe 2. Korriku me çrast e shpalosen projektin e NISMA-s për zgjedhjet e 11. Qershorit.

Kryetari LIMAJ ftoj të pranishmit, qytetaret e Prizrenit dhe të Kosoves, që të bashkohen projektit te NISMA–s, në mënyrë që të fuqizohen objektivat programore dhe socialdemokrate të NISMA për Kosoven.

Kandidati për deputet Zafir Berisha tha se vizioni socialdemokrat i NISMA për Kosoven, është projekti më i qëlluar për këto zgjedhje, sepse nëse marrim parasysh hendekun e thellë të mosbarazisë sociale në Kosovë, atëherë me të drejtë zotohemi se vetëm orientimi socialdemokrat i NISMA-s ofron alternativë konkrete për qytetarin. Prandaj duke mbështetur NISMA-n dhe kandidatet e saj për deputet, ju i keni dhënë mundësinë një qeverie ndryshe pas 11. Qershorit, thuhet në komunikatën e NISMA-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat