Haradinaj u premton përkrahje bizneseve zejtare në Prizren

Prizreni

Haradinaj u premton përkrahje bizneseve zejtare në Prizren

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 19:36
Tubimi ne Prizren

Lideri i AAK-së, i nominuar për kryeministër të Kosovës, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, gjatë fushatës që ka zhvilluar sot në Prizren, theksoi se Prizreni është i veçantë, jo vetëm për shkak të kulturës dhe historisë, por edhe për shkak të mënyrës së jetës që zhvillohet në këtë qytet, bashkëjetesës së kulturave dhe besimeve të ndryshme, për të cilat Hardainaj tha se e bëjnë krenar.

Haradinaj tha se Kosova nuk ka bërë sa duhet për Prizrenin, ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, Prizreni do të ketë një krah të fuqishëm.

“Kur e ke një krah, sa do e vështirë që është puna, bëhet me e lehtë, dhe mendoj se Prizrenit po i vjen partneri i vet, jo vetëm ai që i vjen Prizrenit vetëm deri në ditën e zgjedhjeve, por që ia din të gjitha rrugët e Prizrenit, historinë e lavdishme”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu theksoi se i din vështirësitë e zejtarëve, dhe si nominuar për kryeministër të vendit, u premtoi përkrahje bizneseve jo vetëm në Prizren, por edhe në gjithë Kosovën.

“Kur kam biseduar me zejtar për tatimet që u vinë nga administrata, kur më kanë treguar për gjendjen materiale, vështirësitë  që kanë, më kujtohet që u kam thënë se kur të vjen dita me fol, atëherë flasim. Tash zejtarët partner do ta kenë qeverinë dhe nuk do të punojnë më pa krah”, tha Haradinaj.

Lulzim Kabashi, kryetari AAK-së në Prizren dhe kandidat për deputet, tha se sot Prizreni dhe Kosova ka nevojë për një udhëheqës, që garanton zhvillim dhe siguri.

“Sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një vëlla, që shtyn proceset kombëtare përpara. Sot Bashkimi Evropian, ka nevojë për një punëtor dhe një partner të besueshëm. Sot SHBA-të kanë nevojë për një burrështetas që dinë të merr vendime”, tha Kabashi dhe kritikoi qeverisjet e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat