Militantët e PDK-së, kërcënojnë Kryetarin e të Rinjve të Prizrenit!

Prizreni

Militantët e PDK-së, kërcënojnë Kryetarin e të Rinjve të Prizrenit!

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 12:38
Leonor Berisha

Mbrëmë, Kryetari i të Rinjve të Prizrenit është kërcënuar nga një militant i PDK-së, me inicialet Z.V. në llogarinë e tij në Facebook.

Kërcënimi ka ardhur si pasojë e shprehjes së mendimit të tij, ndaj personazheve të PDK-së që kanë mbajtur pozita të rëndësishme në qeveri!

Pas kësaj, ai ka bërë me dije se kërcënimet e tilla do të paraqiten në organet kompetente!

Ky është shkrimi i tij:

Të dashur miq,

Për shkak se jam i pa'anshëm karshi partive politike, shpesh'herë kam marrë kërcënime nga "veglat e partisë", në mënyra të ndryshme, siç ishte edhe rasti i sotëm nga një antar i PDK-së, si rrjedhoj e statusit tim të mëparshëm në llogarin time të facebook-ut!

Mendimet e mija, janë qëndrime demokratike duke u bazuar në fjalën e lirë të sovranit, dhe nuk ka të drejtë t'më ndaloj askush për t'i shprehur ato, aq më pak veglat e partisë!

Rinia e Prizrenit, më ka dhënë një besim dhe atë besim, nuk do ta tradhëtoj asnjëherë!

Do të mundohem me të gjitha forcat, që t'i shërbej rinisë pa anime partiake, por në formë të drejtë dhe të sinqert, duke përkrahur gjithmonë të ndershmit dhe ato që vërtet punojnë!

Ndërmjet besimit që më është dhënë, dhe interesit personal tek unë gjithmonë këto të dyja do t'i ndaj një kufi, duke punuar ndershëm dhe dinjitetshëm!

Ndërsa, sa i përket kërcënimeve nuk i'a kam pasur dhe nuk do t'ia kem asnjëherë frikën, synimet e mija qëndrojnë të palëkundura në rrugën e drejtësisë!

Sinqerisht, Leonor Berisha!

Kryetar i KRP-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat