Zyba: Ato pak fabrika që i shpëtuan luftës, nuk shpëtuan pas lufte nga partitë përfituese

Prizreni

Zyba: Ato pak fabrika që i shpëtuan luftës, nuk shpëtuan pas lufte nga partitë përfituese

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 18:06
Kandidati për deputet dhe njëherit Drejtori i Drejtorisë së Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba

Dje, në kuadër të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje mbajti takim elektoral në qytetin e Therandës.

Para të pranishmëve folën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe kandidatë të tjerë për deputet nga kjo Komunë.

Kandidati për deputet dhe njëherit Drejtori i Drejtorisë së Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba në fjalën e rasti foli për dëmet e privatizimit që nga paslufta e veçanërisht për dëmet e shkaktuara në Komunën e Therandës.

“Në këto 18 vite të pasluftës Theranda, ashtu edhe si e gjithë Kosova pësoi nga qeverisjet e papërgjegjshme e kriminale. Në Therandë u privatizua “Ballkani”, fabrika e gomës e cila në kulminacionin e saj prodhonte rreth 14 mijë tonë shirit transportues gome, si dhe mbi 7 milion rripa trapezoid. Me privatizimin e saj 2000 punëtorë, përkatësisht 2000 familje të Therandës mbetën pa burim të ardhurash. U privatizua edhe Bodrumi i Verës që prodhonte 20 milionë kg rrush, e 15 milion litra verë”, theksoi ai.

Kujtojmë se Salih Zyba është poashtu veteran i tre luftërave çlirimtare, në Kosovë, Preshevë e Maqedoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat