Çeku-Enver Hoxhajt: Idiot, largoje këtë poster ose e largojmë ne

Prizreni

Çeku-Enver Hoxhajt: Idiot, largoje këtë poster ose e largojmë ne

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 05:50
Në Kino Lumbardhi është vendosur një poster i Enver Hoxhaj

Hajrullah Çeku nga shoqëria civile është nervozuar keq me fushatën e PDK-në në këtë rast.

Në Kino Lumbardhi është vendosur një poster i Enver Hoxhaj e Çeku e quan idiot atë dhe kolegët e tij, që po i vendosin në objekte të trashëgimisë kulturore.

Jo vetëm kaq, ai e paralajmëron atë që nëse nuk e largon atë poster do e largojnë vet shoqëria civile.

Shkrimi i plotë:

Kino Lumbardhi është i qytetarëve, është i kulturës

Idiota. Nuk mbulohet institucioni i kulturës (që është edhe monument i trashëgimisë) me posterë partiak e zgjedhor. Gjithë ai mund i qytetarëve me vite të tëra me e shpëtu kinemanë, e ju prap vazhdoni të na fëlliqni hapësirën publike. Për më keq, pa e pyet askënd, pa apliku për leje, pa konsideratë, si gjithmonë, në menyrë klandestine.

Veç po e dëshmoni edhe një herë që arti e kultura për ju nuk janë tjetër pos hapësira marketingu politik.

Largojeni atë dreq poster ose e largojmë ne.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat