Në Qendrën e votimit “11 marsi” në Prizren votojnë 16% e qytetarëve

Prizreni

Në Qendrën e votimit “11 marsi” në Prizren votojnë 16% e qytetarëve

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 16:04
Menaxheri i Qendrës së votimit në Shkollën e mesme teknike "11 marsi" në Prizren, Enver Bytyçi

Menaxheri i Qendrës së votimit në Shkollën e mesme teknike "11 marsi" në Prizren, Enver Bytyçi ka thënë se deri më tash në këtë qendër me rreth 30 mijë votues, kanë votuar 4 mijë e 632 ose 16 për qind e qytetarëve, numër ky më i lartë se në zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2010.

Sipas tij ka numër të madh të të rinjve që po votojnë, ndërkohë që procesi zgjedhor deri më tash ka shkuar në rregull.

Ndërsa Diar Kabashi, votues, tha se pret shumë nga këto zgjedhje, pasi ato do të jenë të rëndësishme, pasi sipas tij, Kosovës i duhet liberalizimi dhe punësimi i të rinjve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat