PDK: Një aktivist i LDK-së është kapur duke inçizuar votën

Prizreni

PDK: Një aktivist i LDK-së është kapur duke inçizuar votën

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 17:08
PDK

Shtabi zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka njoftuar se para pak minutash në Qendrën e Votimit 2042/A në shkollën e mesme Teknike në Prizren, një aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës është kapur në flagrancë, duke e inçizuar votën e tij.

Sipas PDK-së incizimi i votës është bërë me qëllim të konfirmimit të votës tek ata të cilët dyshohet së në kundërvlerë i kanë ofruar mjete financiare.

Në lidhje me  këtë rast janë njoftuar autoritetet Policore si dhe Prokurori kujdestar, me ç’rast i dyshuari është arrestuar nga ana e njësiteve policore të Kosovës, dhe po mbahet në mbajtje.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ju bënë thirrje  të gjitha subjekteve politike në komunën e Prizrenit, që t’i përmbahen rregullave zgjedhore, duke mos e cënuar në asnjë moment vullnetin e lirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, me qëllim që të mos u mohohet e  drejta  për të votuar konform bindjeve të tyre”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren mbështet fuqishëm institucionet e rendit, dhe të drejtësisë që  të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura sipas legjistacionit në fuqi, për të gjithë ata të cilët pretendojnë që ta devalvojnë vullnetin e qytetarëve të vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat