Rritet numri i votuesve në Prizren

Prizreni

Rritet numri i votuesve në Prizren

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 17:20
Votimet në Prizren

(E plotësuar) - Qytetarët e Prizrenit sot po shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare për të votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Krahasuar me vitet e kaluara numri i votuese në këtë qytetet ka shënuar ngritje dhe i gjithë procesi ka shkuar pa problem të mëdha.

Menaxheri i Qendrës së Votimit në Shkollën e Mesme Teknike "11 Marsi" në Prizren, Enver Bytyçi ka thënë se deri në orën 15:30 në këtë qendër me rreth 29 mijë votues, kanë votuar 4 mijë e 632, ose 16 për qind e qytetarëve, numër ky më i lartë se në zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2010. Kjo Qendër, sipas tij, konsiderohet ndër më të mëdha në Kosovë për nga numri i qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas tij ka numër të madh të të rinjve që po votojnë, ndërkohë që procesi zgjedhor deri më tash ka shkuar në rregull.

Bytyqi: Ka pasur fluks të madhe të votueseve në qendrën më të madhe në Kosovë

“Tani në orën 15:30 numri i votuesve është rritur. Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm të madh të votuese, janë 4 mijë e 632 votues, ose në përqindje prej 29 mijë qytetarëve me të drejtë vote në këtë qendër i bie diku 16 përqind që kanë dal me votua. Ne shpresojmë se deri në mbrëmje derisa të mbyllet qendra në orën 19:00, të kemi edhe një numër të konsiderueshëm të votuesve. Parregullsi nuk ka pasur edhe pse ka qenë fluksi madh”, tha Bytyqi.

Qytetari Mehmet Spahiu nga Prizreni pret ndryshime për rezultatet më të mira në vendi, sidomos për krijimin e vendeve të reja të punës.

Spahiu: Të ketë ndryshime sa do pak

“Sigurisht se pres rezultate më të mira, pres të rregullohet situata më mirë, sidomos tek çështja e punësimit, që është nivel të ulët. Kështu që të ketë ndryshime sa do pak”, theksoi Spahiu.

Ndërsa Diar Kabashi, po ashtu votues, tha se pret shumë nga këto zgjedhje, pasi ato do të jenë të rëndësishme, pasi sipas tij, Kosovës i duhet liberalizimi dhe punësimi i të rinjve.

Kabashi: Presim liberalizimin e vizave

“Shpresoj se ka me u bërë liberalizimi i vizave, ngase ne të rinjtë po kemi qejf me pa Evropën. Jemi njëri prej vendeve më të izoluara dhe po kemi dëshirë që edhe në me dal më shpejt në Evropë”, theksoi Kabashi.

Enver Paçarizi u lutet Zotit që të fitojë më i miri në këtë zgjedhje. Sipas tij, vendi ka nevojë për investime dhe punësim.

Paçarizi: Ka nevojë për investime dhe vende të reja të punës

“Ishalla fiton më i miri. Për investime për të rinjtë, për punësim, edhe populli sivjet ka dal më shumë, sivjet dhe është më mirë. Ishalla donë Zoti më i miri fiton dhe i drejti”, theksoi Paçarizi.

Ndërsa, menaxheri i Qendrës së votimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Burim Berisha ka bërë të ditur për KosovaPress se procesi i votimit po shkon pa probleme dhe se nuk ka asnjë parregullsi. Ai njoftoi se deri në mesditë kanë votuar mbi 20 për qind të qytetarëve.

Berisha: Nuk ka pasur asnjë parregullsi

“Procesi ka shkuar në rregull vendvotimi është hapur në orën 7:00. Këtu janë 2 mijë e 790 votues. Deri më tash kanë votuar 602 votues ose më pëqindje 20.66 përqind. Nuk ka pasur parregullsi gjithçka ka shkuar në rregull dhe procesi është duke vazhduar shumë mirë”, deklaroi Berisha.

Ndërsa, votuesit në këtë qendër shprehen se presin një të ardhme më të mirë nga këto zgjedhje.

Sabir Thaçi, votues, pret që nga këto zgjedhje të ketë perspektivë zhvillimore për Kosovën dhe vende të reja të punës.

Thaçi: Me aderimet nëpër parti presim ndryshime

“Mendoj se më mirë dhe është pak më ndryshe sivjet me aderimet nëpër parti dhe pritet me qenë më mirë. Ekonomia dhe papunësia janë problemet më të mëdha”, tha Thaçi.

Ky është numri i qytetarëve që votuan në Prizren deri në ora 15:00

Komuna e Prizrenit është njëra ndër komunat që qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në këto zgjedhje parlamentare deri në orën 15:00 më shumë se 40 mijë prej tyre.

Më shumë se 40 mijë votues morën pjesë në gjithsej 216 vendvotime që kanë dërguar të dhëna, derisa kanë mbetur edhe 2 vend votime që s’kanë dhënë informacione. Këto të dhëna janë publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga 166.785 votues të regjistruar, deri tani kanë votuar vetëm 42.006 persona nga kjo komunë, me përlindje 25,29.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat