Drita Millaku kandidatja më e votuar në Prizren, zgjedhet deputete

Prizreni

Drita Millaku kandidatja më e votuar në Prizren, zgjedhet deputete

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 06:58
Drita Millaku

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka shënuar rritjen më të madhe që nga themelimi i saj, me ç’rast ka dalë e dyta në renditje në qytetin e Prizrenit.

Siç raportojnë mediat lokale nga Prizreni, Drita Millaku, Arbër Rexhaj dhe Mytaher Haskuka pritet të jenë ‘tre musketierët’ e LVV’së nga Prizreni në parlamentin e Republikës së Kosovës.

Drita Millaku sipas rezultateve ka dalë të jetë femra më e votuar në Prizren, duke marr plotë 4305 vota. Mbase besohet se edhe shumë vota të tjera ka marr nëpër qytetet e Kosovës. Gjithsesi, ende nuk ka rezultate finale zyrtare për tre kandidatët e lartëpërmendur, por duket se Drita Millaku e ka të kryer punën e të zgjedhurit deputete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat