Dy deputetë nga Prizreni kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Prizreni

Dy deputetë nga Prizreni kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 11:58
Prizreni

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Berisha thotë se në zgjedhjet e 11 qershorit, aksidentalisht janë bërë deputetë, siç i quan ai, “legenë”.

“Prandaj, Kosova është mirë me shku në zgjedhje edhe një herë”, thotë Berisha.

Sipas tij, këta deputetë janë bërë mendjemëdhenj ende pa filluar punën.

“Shumë legeni është bërë deputetë aksidentalisht dhe ju ka rritur mendja deri atje ku i japin të drejtë vetes me shitë mend deri në atë shkallë, sa që bllokimin e bërjes së qeverisë e shohin si vlerë dhe objektivë politike, ndërsa harrojnë se gjatë fushatës e kanë kërkuar votën prej sovranit për interes të Kosovës”, shprehet Berisha, raporton PrizrenPress.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj thotë se nëse Vetëvendosje nuk e formon qeverinë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Dy rrugë kanë mbetur, ose Vetëvendosje! në qeveri ose sërish në zgjedhje”, thotë Rexhaj.

“Jo pse këtë e duam ne por PAN-i, i cili po këmbëngul pa pasur deputetët e nevojshëm të krijoj një qeveri ” të lodhtë” nuk do të krijoj stabilitet afatgjatë në vend”.

“Në zgjedhjet e reja Vetëvendosje! pa asnjë problem në koalicion me qytetarët, do të fitonte mjaftueshëm për ta krijuar qeverinë”, tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat