Propozohet kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Prizreni

Propozohet kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 21:27
LDK, Prizren

Hatim Baxhaku ka marrë sot mbështetjen e nëndegëve për të kandiduar për kryetar të Prizrenit.

Propozimi do t’i dërgohet liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Pas debateve me të gjitha nëndegët është marrë vendim që të propozohet Hatim Baxhakun si kandidat për kryetar të Prizrenit”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime .

“Kryesia e Degës, si organ politiko-ekzekutiv, është unanime për këtë kandidat dhe ky propozim i Kryesisë do t’i drejtohet kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa dhe njeherit Këshillit të Përgjithshëm për miratim”.

”Bashkërisht më propozimin e Degës për kandidatin , do t’i bashkëngjiten edhe procesverbalet e të gjitha nëndegëve, kryesive të nëndegëve, ku propozimi në fjalë, deri tani ka përkrahjen e 39 nëndegëve apo 90 për qind dhe strukturave të tjera”.

Baxhaku ka marrë përkrahjen edhe nga Forumi i Rinisë dhe Forumit të Gruas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat