PDK në Prizren kandidon me Shaqir Totaj

Prizreni

PDK në Prizren kandidon me Shaqir Totaj

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 16:08
Konferenca e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka prezantuar në selinë e Degës së PDK-së në Prizren, kandidatin për kryetar për këtë komunë.

Veseli qytetin e Prizrenit edhe njëherë e cilësoi të veçantë për PDK-në. Për PDK-në shtoi ai qyteti i Prizrenit  ka qenë dhe është një përkushtim shumë i rëndësishëm.

Duke e falënderuar Ramadan Mujën për qeverisjen në tri mandate ndërsa strukturat për vullnetin që të gjendet një kandidat i fortë dhe premtues, lideri i PDK-së, kandidatin për kryetar e quajti, qytetar të ndershëm profesionist dhe njeri të jashtëzakonshëm.

“Me vullnetin e qytetarëve të Prizrenit Shaqir Totaj do të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit. “Me modestinë që e karakterizon këtë qytet dhe me përkushtimin e përbashkët jam i bindur se do të arrijmë fitore me 22 tetor. Fitore që do të jetë fitore e qytetarëve të Prizrenit, fitore për ta shndërruar këtë perlë në vend me të cilin do të jemi krenar” u shpreh Veseli.

Shaqir Tota, në fjalën e tij falënderoi strukturën, lidershipin dhe në veçanti kryetarin e PDK-së që morën guximin dhe vizionin  që kandidatë ta zgjedhin një person që ka qenë jashtë politikës.

”Besoj me një përkrahje të gjerë, së bashku do të ia dalim. Jam optimist. Jam i vetëdijshëm që do të jetë një sfidë por edhe një mundësi për hapje të perspektivave të reja”, tha Totaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat