Çdo gjë gati për Hardhfest

Prizreni

Çdo gjë gati për Hardhfest

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 15:03
Rrushi

Komisioni i formuar nga ana e kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi për organizimin e festës së vjeljes së rrushit HardhFest, i kanë bërë të gjitha përgatitjet që kanë të bëjnë me organizimin sa më dinjitoz të kësaj feste.

Komisioni ka përgatitur edhe programin e Hardhfest, i cili do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 10 shtator.

Të ftuar për të marrë pjesë në këtë festë janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ministrat në detyrë të Qeverisë së Kosovës, ambasadorët dhe zyrat ndërkombëtare në Kosovë, kryetarët e Komunave dhe zyrtarë të tjerë.

Ceremonia e hapjes së vjeljes së rrushit nis në ora 15.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat