Kardinali Troshani shpallet Qyetar Nderi në Kosovë

Prizreni

Kardinali Troshani shpallet Qyetar Nderi në Kosovë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 19:13
Hirësia e Tij Kardinali Ernest Simoni Troshani është shpallur Qytetar Nderi i Komunës së Therandës nga Asambleja Komunale.

Më 5 Shtator 2017 ishte një ditë e veçantë për Therandën, ajo u bekua nga prezenca e Hirësisë së Tij Kardinali Ernest Simoni Troshani, në shoqërimin e të cilit ishin Kancelari Don Shan Zefi dhe Don Robert Jakaj si dhe delegacioni i Ipeshkvise së Kosovës, në pritje të delegacionit ishin Kryetari i Komunës së Therandës Sali Asllanaj me qeverinë komunale.

Hirësia e Tij Kardinali Ernest Simoni Troshani është shpallur Qytetar Nderi i Komunës së Therandës nga Asambleja Komunale.

Pritja ishte e ngrohtë dhe miqësore me ç'rast kryetari Asllanaj iu falënderua Hiresisë së Tij për përfaqësimin dinjitoz të kombit shqiptar në shtetin e Papatit dhe për kontributin e tij të përgjithshëm, poashtu kryetari Asllanaj uroi për Shugurimin e Katedrales Shën Nënë Tereza.

Pastaj iu dhurua Çelësi i Komunës së Therandës, kurse artistja Valbona Gashi i dhuroi një pikturë të Shën Nënë Terezës!

Hirësia e Tij iu falënderua përzemërsisht kryetarit Asllanaj për këtë nder kaq të madh në këtë ditë të madhe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat