Komuna e Rahovecit binjakëzohet me Bashkinë e Përmetit

Prizreni

Komuna e Rahovecit binjakëzohet me Bashkinë e Përmetit

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 14:11
Nënshkrimi i marrëveshjes për binjakëzim dhe bashkëpunimi në mes të dy komunave.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Niko Shupuli, kryetar i Bashkisë Përmet në Shqipëri, nënshkruan sot marrëveshjen për binjakëzim dhe bashkëpunimi në mes të dy komunave.

Nënshkrimi i marrëveshja është mbështetur në miqësinë e përhershme, vëllazërinë, përparimin dhe paqen midis shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshja synon thellimin dhe forcimin e miqësisë në bazë të një miqësie evropiane, duke dashur që nëpërmjet këtij rrugëtimi të krijohen kushte për kontakte të tjera në mes të qytetarëve në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, sportit, ekonomisë dhe turizmit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes  Vehapi dhe Shupuli vizituan “Podrumin e Vjetër” në qytetin e Rahovecit dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Selajdin Mullaabazi”, ku janë pritur nga drejtori i bodrumit dhe drejtori i shkollës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat