Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit reagon për vendimin e KQZ-së për Zafir Berishën

Prizreni

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit reagon për vendimin e KQZ-së për Zafir Berishën

Nga: A.M. Më: 12 shtator 2017 Në ora: 17:11
Mytaher Haskuka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar kandidatin për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, lidhur me këtë vendim ka reaguar Mytaher Haskuka, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune.

Ai ka shkruar në Facebook se këto katër vite Prizreni është udhëhequr nga kryetari  dhe drejtorë të dënuar.

Postimi i plotë:

Prizreni ka 4 vite që qeveriset nga një kryetar i dënuar, shumë drejtorë komunalë janë po ashtu të dënuar, ndërsa deçertifikohet kandidati Zafir Berisha, ky është absurd i Pronto (pu)shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat