Veseli: Flamuri i fitoreve të PDK-së nis me Prizrenin

Prizreni

Veseli: Flamuri i fitoreve të PDK-së nis me Prizrenin

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 17:12
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët e Komunës së Prizrenit e dinë tashmë se adresa më e natyrshme dhe më e aftë për të zhvilluar Prizrenin është Partia Demokratike e Kosovës.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me strukturat e degës dhe kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal me të cilët ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 22 tetorit.

Veseli gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Ne zotohemi se i gjithë kapaciteti ynë njerëzor e intelektual do të përqendrohet për zhvillim edhe më hovshëm ekonomik në Prizren. Qytetarët e Komunës së Prizrenit e dinë se nuk kanë adresë politike më besnike dhe më sigurt sesa Partia Demokratike e Kosovës", ka thënë Veseli.

Ai i ftoi kandidatët për këshilltarë komunalë që të shpalosin para qytetarëve të Prizrenit platformën qeverisëse të PDK-së, e cila ai tha se është e bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Përfaqësuesit e degës së PDK-së në Prizren e kanë falënderuar kryetarin Veseli për mbajtjen e premtimit për sjelljen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qytetin historik të Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat