Nesër nis fushata, VV e nis në Prizren

Prizreni

Nesër nis fushata, VV e nis në Prizren

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:27
Ilustrim

(E plotësuar) - Subjektet e mëdha politike nesër do të hapin zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Lëvizja Vetëvendosje për dallim prej partive tjera fushatën do ta hap jashtë Prishtinës. Kjo parti  ka zgjedhur qytetin e Prizrenin që të hapë fushatën zgjedhore.

Sipas VV-së hapja e fushatës do të bëhet në orën 17:00 në  Sallën e Sporteve "Sezai Surroi". Kandidat për kryetar të Prizrenit nga kjo komunë është deputeti Mytaher Haskuka.

Kurti: Nesër do të prezantohet oferta se si do të duket një Qeverisje e Vetëvendosjes në Prizren

“Shtabi zgjedhor dhe aktivistët e përfshirë në organizim kanë bërë të gjitha përgatitjet që fushata zgjedhore të filloj nesër, këtë herë VV do ta hap fushatën në Prizren në orën 17:00 në Pallatin e sporteve “Sezai Surroi”, ku edhe do të flasin Albin Kurti, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Shpend Ahmeti dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytahir Haskuka… Gjithsesi se do të flitet se si do të duket një qeverisje e Vetëvendosjes në Prizren”, tha zëdhënësja e VV-së Tinka Kurti.

Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pasdite do të hap fushatën zgjedhore në Prishtinë, ku do t'i prezantojë të gjithë kandidatët për kryetar të komunave.

Lumir Abdixhiku nga LDK ka konfirmuar për KosovaPress se kjo parti do të hapë fushatën nesër në Prishtinë në sallën 1 Tetori.

“Nesër më 21 shtator 2017, do të bëhet hapja zyrtare e fushatës dhe do të prezantohen kandidatët për kryetarë të komunave. Hapja e fushatës bëhet në Sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, me fillim në ora 17:00”, theksoi Abdixhiku.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor do të hap zyrtarisht fushatën zgjedhore nesër në orën 17:00 në Sheshin 21. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar sekretari ekzekutiv në AAK Valon Tolaj.

Ai bëri me dije se në këtë hapje do të bëhet publike oferta e këtij subjekti për qeverisje lokale. Ndërsa, prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash do të bëhet të shtunën në orën 14:00 në Prishtinë.

Tolaj: Hapja zyrtare e fushatës bëhet nesër

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të shënon hapjen zyrtare dhe simbolike nesër në orën 17:00 në Sheshin 21 me të gjitha strukturat drejtues të Aleancës dhe kandidatë me kryetarë komunash.  Andaj, do të jetë edhe shënimi zyrtarë i hapjes së fushatës zgjedhore dhe do të shpaloset oferta kornizë dhe në përgjithësi për komuna, për shkak se gjatë 30 ditëve kohë secili prej kandidatëve në qytetet ku aty garojnë do  të shpalosin platformën dhe vizionin e aleancës për zgjedhjet komunale dhe për drejtimin e komunave, për të cilat ne presim se do të kemi rritje serioze kësaj radhe”, theksoi Tolaj.  

Ndërsa, Aleanca Kosovare e Re(AKR) do të hap fushatën zgjedhore sonte në orët e vona pas mesnatës, në orën 00:01. Këtë e kanë konfirmuar për KosovaPress burime të brendshme nga ky subjekt.

Nisma për Kosovën nesër mban vetëm mbledhje me anëtarë të kryesisë, ndërsa të dielën do të mbajë Konventën e kësaj partie në orën 12:00.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka ëbrë zyrtare për nisjen e fushatës ndërkohë që një konferencë pritet që të mbahet sot në orën 17:00.

Fushata zgjedhore nis nesër dhe vazhdon deri më 20 tetor. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor

Vetëvendosje nis fushatën nga Prizreni

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur Prizrenin që të hapë fushatën zgjedhore.

Sipas VV-së hapja e fushatës do të bëhet në orën 17:00 në  Sallën e Sporteve "Sezai Surroi".

Kandidat për kryetar të Prizrenit nga kjo komunë është deputeti Mytaher Haskuka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat