Zafir Berisha tregon cili është problemi numër një në Prizren

Prizreni

Zafir Berisha tregon cili është problemi numër një në Prizren

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 22:20
Zafir Berisha

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Prizrenit nga Nisma, ka shpalosur programin e tij qeverisës duke theksuar se ndër problemet kryesore sipas tij në Prizren është “parkingu”.

Berisha gjatë një interviste në emisionin “Magazina Lokale” ka thënë që për shkak të parkingut shumë biznese janë në prag të falimentimit.

“Parkingu është problemi numër një në Prizren dhe për shkak të tij bizneset janë në prag të falimentimit”.

“Momentin kur do të bëhem kryetar, si fokus do ta kem edhe qendrën stërvitore për të rinjtë”, deklaroi Berisha.

Ndërsa sa i përket shëndetësisë, Berisha vlerëson se në Prizren ka shumë për t’u bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat