Konfiskohen dy revole në Prizren

Prizreni

Konfiskohen dy revole në Prizren

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 18:42
Ilustrim

Policia në Prizren bën të ditur se mbrëmë rreth orës 20:45 minuta në rrugën “Ismail Kryeziu", gjatë një kontrolli të ushtruar nga hetues të stacionit Policor të Prizrenit dhe policë të Stacionit Policor “Veriu” është ndaluar një veturë Volksvagen në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri.

Gjatë kontrollit, tek të dytë janë gjetur armë të llojit  pistoletë: njëra “BROWNING” me pesë fishekë dhe tjetra “SIG SAUER” me nëntëmbëdhjetë fishekë.

 Armët dhe municioni janë sekuestruar nga krim teknikët ndërsa lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit J. M. dhe Sh. Z. të ndalën nën masën e arrestit për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat