Veseli: Komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës

Prizreni

Veseli: Komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 21:19
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën e Boshnjakëve të Kosovës që është shënuar sonte në Prizren, tha se komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës, janë pjesë e vlerave ma sublime që ka shteti i Kosovës.

Veseli pohoi se herë që ka rastin të jetë pjesë e gëzimeve të tyre, e ndjen veten si në shtëpinë e tij, mes miqve e bashkëpunëtorëve, me të cilët kemi ndarë gëzimet dhe hallet e atdheut të përbashkët.

Veseli: Komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës

“Komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës. Ju jeni pjesë e vlerave ma sublime që ka shteti i Kosovës. Raportet mes shqiptarëve e boshnjakëve të Kosovës janë shembull unik i bashkëjetesës etnike e fetare. Janë krenaria jonë e përbashkët. Pa komunitetin tuaj, pa kontributin tuaj, nuk mund të shkruhet historia e Kosovës. Pa komunitetin tuaj nuk mund të kuptohet Kosova, vlerat e saj, tradita e saj shpirtërore”, tha Veseli.

Ai pohoi se i kemi të përbashkëta këngët dhe vallet e kreshnikëve, vuajtjet dhe dhimbjet e të kaluarës, përpjekjet për liri, drejtësi e dinjitet si dhe qytetin e  Prizrenin, që është simbol të bashkëjetesës e të përparimit.

Veseli: Ne e kemi të përbashkët shtetin e pavarur

“Ne e kemi të përbashkët shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Në e kemi të përbashkët të ardhmen e sigurt euro-atlantike të vendit tonë. Ne jemi një. Urime festa. Gëzofshim gjithmonë, kështu si sonte, në atdheun tonë të përbashkët, në Republikën e Kosovës”, tha Veseli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat