Aktakuzë për zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë

Prizreni

Aktakuzë për zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 10:29
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër drejtorit të Inspeksionit në komunën e Suharekës dhe kundër një asamblisti të komunës së Prizrenit.

Sipas aktakuzës,  S.K dhe V.K., akuzohen pasi që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë së tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, duke mos i paraqitur brenda afatit për paraqitjen e deklaratës për periudhën e vitit 2016,  edhe pse këtë është dashur ta bëjnë deri më datën 31.03.2017, edhe përkundër asaj që të njëjtit kanë qenë të njoftuar – paralajmëruar nga ana e Agjencionit Kundër Korrupsionit.

S.K dhe V.K., me këto veprime kanë kryer veprën penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat