Thyhet bastioni i PDK-së në Tusuz

Prizreni

Thyhet bastioni i PDK-së në Tusuz

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 00:05
Tusuz

Kandidati i LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka vizituar sot banorët e lagjes ‘Tusuz’.

Në këtë takim Baxhaku ka qenë i përcjellur nga dy depuetët e LDK’së së Prizrenit në parlamentin e Republikës së Kosovës, Haxhi Avdyli e Anton Quni, si dhe kandidatë për kuvendin e Prizrenit e bashkëpunëtorë të tjerë.

E si rrjedhoj Baxhaku ka dëgjuar hallet dhe problemet e banorëve të kësaj lagje, me ç’rast i ka premtuar mbështetje menjëherë pas konfirmimit si Kryetar i Prizrenit.

“Lagjja Tusuz ka dhënë shumë për Prizrenin dhe Kosovën. Për kontributin tuaj për vendin dhe kombin u shprehi respekt deri në p?rulje, u ka thënë dr. Hatim Baxhaku banorëve të shumtë që ishin mbledhur për ta pritur.

Ai u ka kërkuar mbështetjen e tyre, për ta bërë së bashku Prizrenin më të mire, me një model të ri qeverisës, me dhe për qytetarin.
‘Të gjitha preokupimet dhe shqetësimet tuaja do të jenë prioritet për mua dhe zotohem e do të punoj 24 orë në shërbim të qytetarëve ashtu siç u kam shërbyer 24 orë si mjek!“, thuhet në mes tjerash në njoftimin zyrtar të LDK’së.

Ndërkaq, nga ana tjetër, Kryetari i LDK’së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka shkruar në profilin e tij në facebok se është thyer bastioni i PDK’së në këtë lagje.

Thyhet bastioni i PDK-së në Tusuz

Lidhja po forcohet. Perkrahje si asnjeherë më parë, koha e Presidentit Rugova po kthehet.
#mehatimbaxhakun“, ka shkruar Avdyli në mes tjerash.
Ju kujtojmë se nesër Hatim Baxhaku do të bëjë shpalosjen e platformës për zhvillimin ekonomik lokal, me ç’rast do të jetë prezent edhe Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat