Totaj: Ekonomia do të jetë prioritet kryesor për qeverisjen në Prizren

Prizreni

Totaj: Ekonomia do të jetë prioritet kryesor për qeverisjen në Prizren

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 21:21
Pamje nga tubimi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë vazhduar fushatën në lagjen “Kurilla” të Prizrenit, ku qytetarëve të kësaj lagjeje u kanë premtuar investime.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj tha se ata dinë, duan, munden dhe do ta ndryshojnë Prizrenin, pasi PDK është forca e ndryshimit.

Totaj theksoi se ekonomia do të jetë prioriteti numër një i qeverisjes së tij katërvjeçare. Ai shtoi se do ta ngritin Prizrenin në një nivel tjetër, në mes të Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit.

Ndërsa, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tha se do të punojnë që Prizreni jetë qyteti më i zhvilluar i ndërmarrësisë. Ai theksoi se ajo që i duhet Prizrenit dhe Kosovës është zhvillimi ekonomik dhe i ndërmarrësisë dhe këtë mund ta bëjë një njeri si Shaqir Totaj.

Kandidatë për asamble komunale të PDK-së nga lagjja “Kurilla” janë Irfan Fusha dhe Afrim Kala, të cilët kanë kërkuar votën e qytetarëve të kësaj lagjeje që të jenë zëri i tyre në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat