Limaj në Prizren ofron mbështetje për shoqatat artistike dhe shoqatën e zejtarëve

Prizreni

Limaj në Prizren ofron mbështetje për shoqatat artistike dhe shoqatën e zejtarëve

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 20:08
Limaj, së bashku me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, së bashku me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, kanë vizituar Shoqatën Artistike “Dogru Yol” dhe Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të kësaj komune, ku iu kanë premtuar mbështetje pas marrjes së mandatit qeverisës më 22 tetor.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se udhëheqja e qytetit të Prizrenit me fitoren e Zafës do të jetë ndryshe, duke pasur në fokus edhe zhvillimin e kulturës. 

Limaj: Me fitoren e Zafës qeverisja e Prizrenit ka me qenë ndryshe

“Sot kemi dashtë me dal me iu vizituar dhe edhe njëherë t’iu shprehim respektin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe punën që e bënë kjo shoqatë, kjo shoqëri e cila e kultivon kulturën dhe traditat e qytetarëve të vendit tonë. Gjithashtu edhe të them se besoj që ka me qenë më ndryshe kësaj që ka qenë deri më tani. Shpresoj se edhe udhëheqja komunale pas zgjedhjeve do të ketë interesim tjetër. Me fitoren e Zafës jam i sigurt që ka me qenë ndryshe, aty s’kam asnjë dilemë. Se edhe ne do ta mbështesim me e ndihmuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Kulturës”, tha Limaj.

Ndërsa, kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, duke e potencuar që disa nga anëtarët e këtij ansambli i ka miq, tha se i di të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen si shoqatë kulturore artistike, por që ai premtoi se pas 22 tetorit do të jetë në ndihmë të tyre.

Berisha: Pas 22 tetorit do të kenë mbështetje

“Si ekip i Nismës pretendent për të fituar Prizrenin në platformën tonë zgjedhore,  kemi edhe pjesë do të thotë që lidhen me traditën dhe kulturën e qytetit dhe mbështetja më e madhe. Unë në të kaluarën e kam kuptuar edhe në shoqërinë Agimi, se subvencionet në raport me shoqëritë kulturore artistike ka qenë aq minimale, sa është keq edhe me i përmend. Përndryshe unë ju siguroj edhe në emër të Nismës edhe të ekipit të Nismës se pas 22 tetorit edhe Shoqëria Kulturore “Dogru Yol” dhe shoqëritë tjera në qytetin e Prizrenit, do të kenë jo vetëm dyert e hapura në institucionet komunale, por do të kenë mbështetjen për aktivitetet e tyre kulturore dhe avancimin e kulturës së qytetit të Prizrenit”, tha Berisha.

Kryetar i Shoqatës artistike kulturore turke “Dogru Yol”, Bulan Emrush tha se do të përkrahin kandidatin e Nismës për Kosovën Zafir Berishën, që sipas të cilit mendon vërtetë për Prizrenin.

Emrush: E keni një kandidat për Prizrenin sinqerisht njeri që mendon për Prizrenin

“Besoj që edhe në zgjedhjet lokale do të keni më tepër sukses se njëmend e keni një kandidat për Prizrenin, sinqerisht njeri që mendon për Prizrenin. Siç e dini shoqata kulturore artistike është formuar 1951, që 65 vjet jemi duke u ballafaquar me kulturën dhe traditën e Prizrenit. Kështu që muzika, folklori, letrare, teatri. Gjithmonë jemi përkrah ndaj Zafirit, gjithmonë kemi qenë sinqerisht”, tha ai.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj së bashku me kandidatin për Prizrenin, Zafir Berisha, kanë vizituar edhe Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve, ku me këtë rast ata kanë thënë se biznesi do të jetë fokusi i tyre, duke ofruar klimë të përshtatshme për vende të reja të punës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se do të mbështesin bizneset e Prizrenit, ndërsa janë duke u bërë disa investime në zonën e Suharekës, kurse tha se janë fokusuar në fuqizimin e Prizrenit.

Hasani: Ne kemi për qëllim që zonën e Prizrenit ta fuqizojmë

“I kemi pritë shumë shoqata të ndryshme, të cilat i kemi trajtuar më shumë kujdes se cilat janë hallet e tyre. Sot kemi bërë ndër hapat më të mëdhenj që është bërë deri më tani. Po e them këtë, sepse është filluar me disa punë të mira. Sa i përket zonës ekonomike, i kemi trajtuar dhe mendoj se Prizreni ka nevojë për disa investime edhe në zonën e Suharekës, që janë shumë biznese që janë të ndërlidhura luftë, por është zona ekonomike që mundet me iu dhënë një theks i veçantë edhe në Prizren. Ne kemi për qëllim që zonën e Prizrenit ta fuqizojmë, duke i dhënë një mbështetje të plotë kandidatit tonë për Prizrenin, zotit Zafir Berisha”, tha ai.

Ndërkaq, heqja e taksave dhe TVSH-së me një vendim të Qeverisë së Kosovës ditën e sotme për bizneset vendore, është konsideruar si hapi më i madh drejt favorizimit të tregut vendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat