Berisha, vazhdon takimet me bizneset prizrenase!

Prizreni

Berisha, vazhdon takimet me bizneset prizrenase!

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 17:56
Zafir Berisha

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga NISMA për Kosoven Zafir Berisha, bashkë me një pjesë të ekipit të tij, në vazhden e takimeve me komunitetet e bizneseve, bënë vizitë në ndërmarrjen tregtare “Prizren commerce group”, ku u priten ngrohtë nga drejtori i kësaj ndërmarrje, Florent Kabashi.

Pasi pëshkroi nevojen e domosdoshme të ndërrimit të qeverisjes në Prizren, drejtori i kësaj ndërmarrje z. Florent Kabashi tha se Zafir Berisha është ai i duhuri për të qenë i pari i qytetit, ngase rrethanat aktuale ku jemi tani si qytet, e kërkojnë këtë. Ndërsa kandidati për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha, tha se “Ideja e përpjekjes politike për të qenë përsëri në garë për kryetar, është konkretisht për ti ndihmuar qytetarët prizrenas përmes vizionit tonë socialdemokrat dhe për ti ndihmuar poashtu komunitetit të biznesit, qofshin ato ndërmarrje prodhuese apo tregtare në përgjithësi.

Pra i tërë orientimi im qeverisës, ka me qenë krijimi i një klime të favorshme për bizneset dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në Prizren, përmes krijimit të vendeve të reja të punes, gjithmonë në përputhshmëri edhe me programin qeverisës të NISMA për Kosoven, theksoi mes tjerash, kandidati për kryetar, Zafir Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat