NISMA: Mbështetje e madhe për kandidatin për kryetar Zafir Berisha, në Lugizhdë të Hasit dhe Krushë të Vogël!

Prizreni

NISMA: Mbështetje e madhe për kandidatin për kryetar Zafir Berisha, në Lugizhdë të Hasit dhe Krushë të Vogël!

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 10:46
Zafir Berisha

NISMA - DEGA në Prizren me kandidatin e saj për kryetar Zafir Berisha dhe disa nga kandidatët për kuvend komunal, paten takim me qytetar në dy fshatra të ndryshme, por me mbështetjen e njejtë për kryetarin Berisha. Kandidati për kuvend komunal nga rajoni i Hasit Muhamet Shalaj falenderoi pjesëmarrësit në këtë takim, duke kërkuar voten fillimisht për Zafir Berishen, ngase vetëm kështu mund ta kemi mundësinë e fundit për t’u kthyr në normalitet.

Edhe pse fsh. Lugizhdë ka dhënë kontribut tepër të madh në luftë e pas lufte, megjithatë deri më tani nuk kemi parë asnjë të mirë për këtë fshat dhe rajonin  e Hasit në përgjithësi, tha Muhamet Shalaj. Ndërsa kryetari Berisha duke rikujtuar kohen e luftës së fundit, tha se të vish këtu, është e pamundur të mos e kujtosh sakrificen e këtij fshati dhe kontributin që ka dhënë për shtetësinë e Kosoves.

Prandaj ne sot e kemi më shumë se obligim të punojmë ndershëm për këtë vend dhe poashtu, ne që duam të bartim mbi supe ndërtimin e mirëfilltë të institucioneve komunale, duhet të kemi projekte konkrete për secilin fshat. Ne, në programin e NISMA-s i kemi paraparë këto të gjitha, prandaj jemi sot këtu për t’ju ofruar këtë program. Mirëpo kjo arrihet duke marr fillimisht besimin tuaj dhe kandidatëve tanë. Komunen e Prizrenit duhet ta qeverisë subjekti që ka kandidat për kryetar një njeri me guxim në vendimmarrje, e jo si PDK-ja që po tenton ta ricikloj veten përmes inspektor Shaqes, përfundoj fjalen e tij në Lugizhdë të Hasit, Zafir Berisha.

Mbështetjen për kryetar Zafir Berisha e gjeti edhe mes krushjanëve, ku tha se me ndihmen tuaj, ne do të vijm në pushtet, jo për interesa personale, por që institucionet komunale ti kthejmë në duart e qytetarëve. Kjo është domosdoshmëri e kohes, prandaj me të drejtë kërkojë nga ju votën për numrin 31 NISMA-n dhe kandidatët e saj për kuvend komunal. Marrë parasysh sulmet makabër të armikut serb në luften e fundit në këto dy fshatra, Zafir Berisha u zotua se me ardhjen e tij në qeverisjen komunale, do ta kenë trajtimin mëse meritor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat