FG-së së LDK-së janë vlerat e vërteta të LDK-së

Prizreni

FG-së së LDK-së janë vlerat e vërteta të LDK-së

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 8 tetor 2017 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Në sallën e restorantin “Elegant 2” në Prizren me rastin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, FG-së së LDK-së Dega në Prizren u mblodhën në një tubim madheshtor që të kontribojnë në fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qytetin e Prizrenit.

Nga moderatorja, znj.Vjosa Kopreshi njëherit edhe sekretare e FG-së së Degës në Prizren ,fillimisht i përshendeti për mirseardhje të të gjithëve të pranishëm dhe tha se kemi nderin që në emër të kryesisë së FG-së të përshendes: -kryetarin e LDK-së,Dega në Prizren, dr.Haxhi Avdylin,kryetaren e FG-së,Dega në Prizren,profesoreshen Sadije Osaj Jakupi, kryetaren e FG-së së LDK-së në nivel Kosove, znj.Lirije Kajtazin si dhe kandidatin për kryetar të ardhëshëm për Komunen e Prizrenit ,dr.Hatim Baxhakun.

Fillimisht u ftua ta marr fjalën kryetarja e FG-së,Dega në Prizren ,profesoresha Sadije Osaj Jakupi.Kamë nderin të ju pershendes nga zemra mirseardhjen tuaj juve të pranishëm.Forumi i gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sjell më së miri në shprehje vlerat e verteta të LDK-së.LDK-ja që nga themelimi i saj e këndej u bë forca kryesore politike në Kosovë,ne jemi parti e hapur që i bashkojmë njerëzit e vullnetit të mirë kombëtar e qytetarë.Respektimi dhe kultivimi i ideve i vlerave dhe parimeve progressive europiane dhe botërore, i lirive dhe i të drejtave të njeriut,të barazisë,tolerancës dhe mirkuptimit, të sovranitetit të popullit dhe të shtetit juridik, këto janë orientimet dhe vlerat themelore të LDK-së.

Në fund, kryetarja e FG-së , profesoresha Jakupi tha se: E them me bindje të plotë se LDK-ja është në mbështetje të plotë të gruas në shoqërin Kosovare.Një votë ,ndryshon në familje , në votë,ndryshon një vend , një votë ndryshon një komb dhe një shpirt i butë , një kokë e menqur,një grua e fuqishme.Pastaj mori fjalën kryetari i LDK-së , Dega në Prizren tani deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ,dr.Haxhi Avdyli, i cili , i përshendeti të gjitha nënat,motrat,vajzat të FG,Dega në Prizren.Ai ndër të tjera tha se :Forumi i Gruas është pjesë e pandashme e vlerës kombëtare të LDK-së për Kosovën.Eshtë kontribuese e shtetndërtimit të kosovës që nga themelimi në vitin 1998 e deri më sot,përfundoi dr.Avdyli.

Pastaj u ftua që ta marr fjalën kryetarje e FG-së së LDK-së në nivel Kosove,znj.Lirije Kajtazi, pos përshendetjev, zonja Kajtazi iu drejtua kandidatit për kryetar të ardhëshëm nga LDK-ja ,dr.Hatim Baxhakut se, neve jemi takuar deri më tani në seli, nëpër tubime dhe pas 22 tetorit neve do takohemi në Shtëpin e Bardhë i nderuari kryetar Hatim Baxhaku.

Në çdo tubim si kulturor , si shkencor , si politik i vjen radha atij qe është i nominuar apo autor libri , e në këtë radhë pasi që po flasim për politiken dhe jemi në fushaten zgjedhore i erdhi radha për të marrë fjalën kandidati i nominuar për kryetar të KK për Prizrenin nga LDK-ja ,dr.Hatim Baxhakut.

Fillimisht dr.Baxhaku i pershendeti të pranishmit .LDK-ja si parti e djathtë dhe anëtare e PPE-së, familjen e ka në qendër të vëmendjes e në kuadër të kësaj çmon dhe respekton rolin e gruas në shoqëri si një rol shumë të rëndesishëm.Jemi sot bashkë në kuadër të takimeve që po mbajmë gjithandej në çdo lagje,në çdo fshat dhe me të gjitha grupet e qytetarëve, te shpalosim plotformen qeverisëse të LDK-së dhe timen si kryetar për gruan.

Pas shumë fjalëve elaboruese të kryetarit të ardhëshëm dr.Hatim Baxhakut, në fund tha se:- Unë kam gadishmërinë ë plotë që të punoi me ju në këtë drejtim, në përmisimin e pozitës së gruas, në shoqëri sepse kam besim në ju dhe shpresoi në votën dhe besimin tuaj të cilën do tua kthej me përkushtim për zgjedhjen e problemeve tuaja , cilat do çofshin ato. Fitorja ime është dhe fitorja e juaj , dhe e tërë shoqërisë.Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuiaja.

Pas përfundimit të këtij tubimi madheshtor të FG-së së degës së LDK-së në Prizren të gjithë, të pranishmit u ftuan në një koktel rasti ku edhe aty nuk mungoj komunikimi, e kësaj here komunikim për fitoren e LDK-së në qytetin tonë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat