NISMA: Zafir Berisha me programin e tij qeverisës, ofron projekte konkrete për Atmaxhen!

Prizreni

NISMA: Zafir Berisha me programin e tij qeverisës, ofron projekte konkrete për Atmaxhen!

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 11:08
Zafir Berisha

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga NISMA Zafir Berisha i shoqëruar nga ekipi i tij, mbajten tubim elektoral edhe në fshatin Atmaxhë, ku edhe nga këtu u dha sinjali i nevojshëm, që Zafir Berisha të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit.

Kryetari Berisha tha se për Atmaxhen kemi projekte konkrete që do të prek direkt në të miren e këtij lokaliteti. Jemi këtu në Atmaxhë për të prezentuar programin socialdemokrat të NISMA-s, si një program i vetëm që është i përafërt me nevojat për qytetarin. Prandaj, unë si kryetar i Prizrenit dhe formacioni im qeverisës, në asnjë mënyrë nuk do ta konsiderojmë ardhjen në pushtet si privilegj, por si shërbim për qytetarin, kështu është i konceptuar edhe orientimi ynë politik dhe poashtu mbi këtë bazë është hartuar platforma ime qeverisëse në mandatin katërvjeqar, andaj mbështetja juaj do të jetë stimulim shtesë për të ndryshuar gjendjen e rënduar në qytetin e Prizrenit, theksoi mes tjerash Zafir Berisha, kryetar i ardhshëm i Prizrenit.

Ai vazhdoi duke thënë se, ndryshimi për qytetin e Prizrenit dhe për ne si qytetar, është në numrin 31, në NISMA për Kosoven, me Zafir Berishen për kryetar të Prizrenit dhe ekipin e tij triumfues. Mirëpo, për të ardhur deri këtu, duhet të ndryshojmë mënyrën e të votuarit, për të hapur kështu mundësinë e ndërrimit të qeverisjes në Prizren, në mënyrë që të vijmë në piken e implementimit të tërësishëm të programit tonë, përfundoi fjalimin e tij në fshatin Atmaxhë, kryetari Zafir Berisha.

Ndërkaq, fjalimin e përshëndetën edhe drejtuesit e nëndegës nga fshati Atmaxhë, duke u zotuar se do të angazhohen intensivisht që zgjedhjet e 22 Tetorit, Prizrenin ta lirojnë njëherë e përgjithmonë nga gllabëruesit, keqbërësit, të inkriminuarit dhe të korruptuarit e qeverisjes së deritanishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat