Berisha kërkon votën e prizrenasve për të “çrrënjosur bandat e parapolitikës”

Prizreni

Berisha kërkon votën e prizrenasve për të “çrrënjosur bandat e parapolitikës”

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 12:41
Nisma për Kosovën

Fryma e fitores së kryetarit Zafir Berisha dhe ekipit triumfues të Nismës për Kosovën, tashmë po vërehet në çdo lagje dhe fshat të Komunës së Prizrenit, thuhet në njoftimin për media të këtij subjekti politik.

“Se qytetarët e Prizrenit kanë vendosur për ndryshim, kjo më tani nuk do koment. Lagja Ortokoll dëshmoi se ky ndryshim që tashmë për adresë ka Nisma për Kosovën, do të vie pas 22 Tetorit, ku përfundimisht Zafir Berisha do të jetë i pari i qytetit, për të ç’rrënjosur kështu bandat e parapolitikes në Prizren, të cilët pa fije turpi po synojnë përsëri rimarrjen e qytetit, e që si qëllim kryesor e kanë zhvatjen e mëtutjeshme të parasë publike dhe djersës qytetare”, thuhet në njoftimin e NPK-së.

Sipas njoftimit, kryetari Berisha, tha se “ne kemi orientim të qartë dhe gjatë gjithë kohës do të përpiqem ta atakoj papunësinë e madhe në komunën e Prizrenit dhe tashmë kemi projekte për këtë, përmes funksionalizimit të dy zonave industriale”.

“Gjithashtu me këmbëngulje do të angazhohemi në lirimin e pronave komunale të uzurpuara nga njerëzit e parapolitkës në pushtet. Ndërtimi i katër çerdheve, si nevojë imediate për Prizrenin, do të jetë prioritet i yni”, potencoi Zafir Berisha.

Ndërkaq, zv.kryeministri dhe kryetari i NPK-së, Fatmir Limaj, tha se Prizreni i kthehet qytetarit, vetëm përmes votës me adresë e cila zgjidh problemet.

“Prandaj, kjo votë duhet të jetë për Zafir Berishen dhe ekipin e tij. Ndryshimi nuk mund të vie pa kontribuar për të. Nëse rrimë të heshtur do të kemi seriale të përsëritura, andaj kërkoj nga ju bashkëvendasit e mi që edhe këto pak ditë të mbetura deri më 22 tetor, ta rrisni angazhimin tuaj të lobimit për ndryshim, ndryshim ky që jetësohet vetëm përmes votës për Zafir Berishen, si alternativa e vetme për Prizrenin”, citohet të ketë thënë Limaj.

Të pranishmit me nga një fjalë rasti i përshëndeten edhe kandidatët për kuvend komunal, Hajdar Hoxha, Ajshe Shala, Zenel Elshani dhe Flamur Arifi, të cilët elaboruan pjesë të platformës zgjedhore të Nismës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat