Lulzim Kabashi i AAK-së: Prizreni ka nevojë për një zot shtëpie

Prizreni

Lulzim Kabashi i AAK-së: Prizreni ka nevojë për një zot shtëpie

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 14:55
Lulzim Kabashi

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga AAK, Lulzim Kabashi, tha se ngritja e cilësisë së arsimit do të jetë prioritet për komunën e Prizrenit.

Ai gjatë një tubimi zgjedhor të kësaj partie në Prizren, ka premtuar  mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, zejtarëve, si dhe do të rikthejë të zhdukurat dhe se do të rikthejë simbolin e rrugëve të Prizrenit.

“Të zotohesh para mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme se do ta ndjejnë dorën e qeverisë në kohën kur shumica e tyre është në gjendje të mbijetesës së tyre ekonomike është obligim para këtij komuniteti llogari kërkues. Unë jam i vetëdijshëm dhe i gatshëm për llogaridhënie. Të premtosh se buxheti për bujqësi dhe blegtori do të dyfishohet do të thotë të mbash me shpresë qindra mijëra lavërtarë, pemëtarë, vreshtarë dhe bletar, jam i vetëdijshëm dhe i gatshëm t’i mbaj premtimet”, tha Kabashi.

Ai tha se Prizreni ka nevojë më shumë që të udhëhiqet si një shtëpi e mbarë dhe e bereqetshme, dhe se kjo komunë ka nevojë për një zot shtëpie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat