Rrëzohet muri i një ndërtese në Prizren

Prizreni

Rrëzohet muri i një ndërtese në Prizren

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:25
Prizren

Rreth orës 16:05 minuta, policia në Prizren, e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Hysen Rexhepi” është rrënuar muri i objektit të “Kryqit Të Kuq” i cili është nën mbrojtje si monument i trashëgimisë kulturore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë dhe  krim teknikët të cilët kanë kryer procedurat hetimore në prezencë të zyrtarëve  komunal kompetent. Deri të rrëzimi i murit dyshohet të ketë ardhur pasi që një i dyshuar, gjatë punës me ekskavator, duke hapur një bodrum, nuk ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e murit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat