Haskuka: Me mua kryetar, Prizreni do të jetë vend i barazisë e i bashkëjetesës

Prizreni

Haskuka: Me mua kryetar, Prizreni do të jetë vend i barazisë e i bashkëjetesës

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:07
Mytaher Haskuka

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë gjatë tubimit përmbyllës në këtë komunë se ndryshimi është shumë afër, për çfarë i ka uruar bashkëvendasit.

“Prizrenit i duhet shumë ndryshimi, por i duhet ndryshimi i vërtetë e jo ndryshimi në slogan. Ata që uzurpuan e që keqmenaxhuan nuk janë ndryshimi, nuk mund të jenë ndryshimi ata që kanë qeverisur me drejtor të akuzuar dhe të dënuar. Ata nuk janë as fillim i ri, e as mision i ri, e aq më pak forcë për ndyshim. Ata mund do të kenë fillim të ri, por jashtë komunës së Prizrenit. Mbasi që komunën e shëndruan në biznes, ne do të ju japim mundësi që ata vërtetë të bëjnë biznes, por vetëm jashtë komunës, pra do të ju japim mision të ri që të fillojnë nga e para që të zhvilliojnë bizneset e tyre por pa paranë publike. Ata së pari do ta kthejnë pronat e uzurpura e pastaj mund të fillojnë nga e para”, ka thënë Haskuka.

Më tej, ai tha para prizrenasve se  Prizreni ka humbur fabrikat dhe  prodhimtarinë, ka humbur artizanatet dhe tregtinë, dhe se çdo ditë e më tepër po e humb trashëgiminë e kulturën. Për këtë ai akuzoi gjitha qeverisjet në Prizren.

“Shpirtin punëtor të Prizrenit më së miri na e dëshmojnë hasjanët, të cilët me një strajcë ne shpinë dhe plot vetëbesim kanë migruar në Ballkan dhe Evropë dhe janë bërë zot të vetes, kanë hapë furra kudo, e besa me krenari shumica prej tyre e mbajnë emrin ‘Prizreni’.vAnadrina, Vërrini, Luma e Kabashi kanë humbur shumë në luftë por nga zeroja kanë filluar dhe kanë arritur tërindërtojnë vetë gjithë atë që është shkatërruar”, tha po ashtu Haskuka.

“Papunësianuk ka as etni e as fe, varfëria nuk njeh as qytet e as fshat. Papunësia dhe varfëria është e njëjte edhe për shqiptarin edhe për turkun, për boshnjakun e romin, egjiptasin e ashkalinë. Për punëtorin e bujkun”, tha tutje Haskuka, gjersa akuzoi pushtetarët si shkaktarë të ndasive e përçarjeve në Prizren.

Për qeverisjen e tij, ai u zotua se në vend të ndarjes do të sjellë bashkim, në vend të përçarjes ai tha se do të ketë bashkëjetesë, paragjykimin tha se do ta zëvëndësojë mirëkuptimi, dhe kështu, ai tha se s’do të ketë vend për urrejtje.

“Pra, bashkërisht, bashkë, me mirëkuptim dhe dashuri, do të punojmë me zemër dhe me mendje që me datën 22 tetor të fitojë dashuria ndaj punëtorit, bujkut e zejtarit, tregtarit, furrëtarit, e argjentarit, dashuria ndaj Kabashit, Hasit, Andarinisë, Zhpës Vërrinit e Lumës, dashuria ndaj Tususit, Kurrillës, Bazhdarhanës e Ortakollit, dashuria ndaj Shadërvanit, e Tabakhanës, Dashuria ndaj Hoqa Mahallës, Terzimahallës, dashuria ndaj Prizrenit”, ishte zotimi i Haskukës para qytetarëve të Prizrenit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat