Shaqir Totaj: Prizreni qëndron më mirë se çdo komunë tjetër

Prizreni

Shaqir Totaj: Prizreni qëndron më mirë se çdo komunë tjetër

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:23
Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë një takimi elektoral që ka mbajtur sonte me simpatizantë të kësaj partie në Prizren, ka theksuar se Prizreni qëndron më mirë se komunat tjera, fal punë së mirë të profesorit Ramadan Muja.

Ai ka thënë se me një impuls të ri, me një energji të re do të sjellin ndryshimin, pasi çdo herë ka vend për ndryshime pozitive dhe premtoi një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Prizrenit, pasi siç tha ai, jetojnë në Prizren, e njohin Prizrenin dhe do ta bëjnë më të mirën për qytetin e Prizrenit, duke e zbatuar planin politik që kanë paraparë për zhvillimin e Prizrenit.

Totaj: Njerëzit e PDK-së kanë dhënë kontributin shumë të madh

“Ne jemi ata që në transferim të vazhdueshëm do të jemi në gjendje t’i adresojmë ato kërkesa. Më lejoni t’iu përkujtoj një histori shumë të shkurtër, ne sot e kemi sloganin “Forca e ndryshimit”, por në fakt ne nuk jemi forca e ndryshimit veç sot, ne jemi forca e ndryshimit hala pa u themeluar Partia Demokratike e Kosovës. Njerëzit e PDK-së kanë dhënë kontributin shumë të madh para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte”, tha Totaj.   

Ai theksoi se PDK garon me një numër të kandidatëve të rinj për Asamblenë Komunale dhe me kandidatin e ri për kryetar të Prizrenit, i cili nuk ka qenë anëtarë i partisë deri në ditën kur është nominuar dhe siç tha ai ky është një kualitet që nuk e kanë partitë tjera.

Totaj: Prizreni qëndron më mirë se çdo komunë tjetër

“Krahasojeni qytetin e Prizrenit me komunat tjera dhe keni me pa që Prizreni qëndron më mirë se çdo komunë tjetër, e kjo falë punë së mirë të Profesor dr. Ramadan Muja. Ne i jemi falënderues për atë që na ka trasuar rrugën, në të cilën ne duhet të lëvizim dhe ne do të lëvizim. Mirëpo me një impuls të ri, me një vlerë të shtuar, me një energji të re, me një mendim pozitiv”, tha Totaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat