Totaj: Jam i sigurt se do të fitoj në balotazh

Prizreni

Totaj: Jam i sigurt se do të fitoj në balotazh

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 20:21
Shaqir Totaj

Shaqir Totaj, kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i cili ka dalë i pari sipas EXIT POLL-it, ka thënë se është i sigurt se do të fitojë në balotazh.

Ai i falënderoi të gjithë kundërkandidatët e tij për një fushatë të cilën e cilësoi relativisht korrekte, dhe falënderoi qytetarët që, sipas tij, kanë demonstruar kulturë.

“E kam pritur që do të jem i pari”, tha Totaj mes tjerash.

“Kur t’i marrim rezultatet finale nuk pres ndonjë ndryshim nga kjo”.

Totaj tha se nuk kanë vija të kuqe dhe se janë transparentë e të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat