Haskuka flet për mundësinë e koalicionit me LDK-në në Prizren

Prizreni

Haskuka flet për mundësinë e koalicionit me LDK-në në Prizren

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 18:20
Kandidati Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka

Kandidati Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se po zhvillon takime me të gjitha partitë politike para balotazhit të 19 nëntorit.

Haskuka e ka konfirmuar se me LDK-në janë dakorduar në disa pika, por që marrëveshje konkrete ende nuk ka.

“Me LDK-në jemi dakorduar në disa pika, dhe normalisht që na duhen më shumë takime që të arrihet një marrëveshje. Ka zhvillime pozitive, por marrëveshje diçka konkrete ende jo”, ka thënë kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit.

Haskuka gjithashtu ka bërë të ditur se takime me zyrtarë të LDK-së dhe të partive tjera pritet të ketë edhe gjatë ditëve në vijim. Mytaher Haskuka në balotazh do ta ketë përballë kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.Totaj në raundin e parë ka siguruar 29.66% të votave, kurse Haskuka ka pasur 22.30%.

Në garë për Prizrenin kanë qenë edhe Hatim Baxhaku nga LDK, Lulzim Kabashi nga AAK e Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën.Balotazhi do të zhvillohet më 19 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat