Votat me postë ngushtojnë diferencën në Dragash

Prizreni

Votat me postë ngushtojnë diferencën në Dragash

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 22:23
Rezultatet zyrtare në KQZ

KQZ ka publikuar rezultatet zyrtare për kryetar të komunave pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

Selim Kryeziu i LDK-së dhe Shaban Shabani i PDK-së do të jenë në garë për të parin e Dragashit në balotazhin e 19 nëntorit.

Distanca prej 480 votave që ishte pas numërimit të parë, është ulur në vetëm 188 pas numërimit të votave me postë.

Kjo në përqindje mund të përkthehet në një distancë vetëm 1.3%.

Gara për kryetarin e komunës më jugore të Kosovës do të jetë shumë interesante për faktin se distanca mes dy kandidatëve është shumë e ngushtë.

Kujtojmë se në Komunën e Dragashit LDK ka udhëhequr deri në vitin 2007, ndërsa që nga atëherë kryetari i komunës ka qenë nga radhët e PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat