Veseli: Totaj do ta shndërrojë Qendrën Historike në hapësirë atraktive për turistë

Prizreni

Veseli: Totaj do ta shndërrojë Qendrën Historike në hapësirë atraktive për turistë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:45
Kadri Veseli dhe Shaqir Totaj

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kandidati i kësaj partie për të parin e Prizrenit, Shaqir Totaj, do ta shndërrojë Qendrën Historike në hapësirë atraktive për turistë.

Ai ka thënë se Prizreni ka shumë mundësi që ta zhvillojë turizmin dhe Totaj në tri hyrje-daljet e Prizrenit, për ta çliruar trafikun, do të ndërtojë parkingje e parqe të reja, përfshirë edhe hapësirat për çiklistë.

“Një është e sigurt, Shaqir Totaj do ta zbukurojë edhe më shumë Prizrenin”, shkruan Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat