Reagon ashpër Haskuka: Nuk do t’i lejojmë hajnat të na e marrim të ardhmen. Boll mo!

Prizreni

Reagon ashpër Haskuka: Nuk do t’i lejojmë hajnat të na e marrim të ardhmen. Boll mo!

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 18:30
Mytaher Haskuka

“Nuk do t’i lejojmë hajnat të na e marrim të ardhmen tonë. Boll mo!”, shkruan Mytaher Haskuka, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prizrenit, i cili sipas rezultateve preliminare ka fituar garën e 19 nëntorit.

Haskuka ka reaguar pas kërkesave të PDK-së për rinumërim në qendrën e votimit “Motrat Qiriazi”, shkruan Periskopi.

Ai përmend garancat që dëshmojnë se procesi zgjedhor ka qenë në rregull në këtë qendër votimi.

Reagimi i plotë i Haskukës:

Për qendrën e votimit “Motrat Qiriazi” monitoruesit nga Bashkimi Evropian thanë që procesi zgjedhor ka qenë në rregull pa asnjë problem. Shoqëria civile poashtu konfirmon që procesi i votimit nuk ka pas asnjë parregullsi, gjithë komisionerët e gjitha partive nënshkruajnë procesverbalet dhe nuk kanë asnjë vërejtje të shkruar në procesverbal. Vëzhguesit e të gjitha partive nuk kanë asnjë vërejtje përfshirë edhe vëzhguesit e PDKsë.

Tani pas disa dite kur kuptuan që po hupin, dalin përfaqësuesit e Klanit Pronto dhe ankohen, duan të vjedhin fitoren e popullit. Nuk do ti lejojmë hajnat të na e marrim të ardhmen tonë. Boll mo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat