Investitori italian interesohet për hapjen e një fabrike në Malishevë

Prizreni

Investitori italian interesohet për hapjen e një fabrike në Malishevë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 08:33
Sipërmarrësi italian, ka shfaqur interesim për të investuar në Malishevë, në kultivimin e bimëve, që përdoren në industrinë e ushqimeve.

Pierpaolo Cavaglieri, një sipërmarrës italian, i njohur për kultivimin e bimëve bujqësore që përdoren në industrinë e ushqimeve, përkatësisht ëmbëlsirave, ka vizituar dje Komunën e Malishevës, ku është takuar me nënkryetarin Hajdin Berisha dhe drejtorin për bujqësi, Murat Hoxha.

Sipas kumtesës dërguar mediave nga kjo komunë, sipërmarrësi italian, ka shfaqur interesim për të investuar në Malishevë, në kultivimin e bimëve, që përdoren në industrinë e ushqimeve.

Cavaglieri, ka thënë se ai është i interesuar për kultivimin e këtyre kulturave bujqësore, duke filluar nga mbjellja e fidaneve, nxjerrja në treg e këtyre kulturave, e deri te hapja e një fabrike për përpunimin e tyre.

Po ashtu, ky sipërmarrës italian, ka thënë se e gjitha kjo do të arrihej në bashkëpunim me bujqit nga komuna.

“Nënkryetari Berisha dhe drejtori Hoxha, e kanë njoftuar biznesmenin italian, me kushtet dhe mundësitë që ka Komuna e Malishevës, në bujqësi dhe për mundësitë e bashkëpunimit me bujqit lokal, me qëllim të kultivimit të kulturave bujqësore, përfshi edhe kulturat në të cilat ky biznesmen është i interesuar”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat