Zjarr në një fabrikë në Prizren, ka persona të lënduar

Prizreni

Zjarr në një fabrikë në Prizren, ka persona të lënduar

Më: 19 maj 2018 Në ora: 16:32
Zjarr

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në zjarrin që ka përfshirë një fabrikë në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në rrugën “Ukë Bytyqi”, ndërsa rrethanat e zjarrit nuk dihen.

Në raportin policor të Kosovës thuhet se personat kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një fabrikë, pronë e viktimës mashkull. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy viktima meshkuj, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat