Sporti bashkon politikën në Prizren

Prizreni

Sporti bashkon politikën në Prizren

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:22
Drejtuesit e KB ”Bashkimi” takim me Mytaher Haskukën

Drejtuesit e KB ”Bashkimi”, të udhëhequr nga kryetari Shaqir Totaj, së bashku me disa nga basketbollistët e skuadrës, të premten janë pritur në zyren e tij nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me rastin e titullit të parë të arritur nga skuadra prizrenase në historinë e saj të gjatë sportive.

Siç shihet edhe në foton e postuar nga kryetari Haskuka, duket një atmosferë e këndshme gjatë kësaj vizite nga drejtuesit dhe lojtarët portokall e zinjë, duke pasur parasysh garën e nxehtë zgjedhore që kishin Shaqir Totaj e Mytaher Haskuka, për të parin e komunës.

Por, sporti edhe një herë dëshmoi se bashkon njerëzit, përkundër dallimeve të ndryshme dhe mospajtimeve që mund të kenë ata.

 
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat