Restaurohet Qendra Historike e Prizrenit

Prizreni

Restaurohet Qendra Historike e Prizrenit

Më: 28 maj 2018 Në ora: 18:34
Nenshkrim marreveshja për hartimin e planit për revitalizimin dhe integrimin socio-ekonomik të komunitetit lokal në rrugën “Marin Barleti” në Prizren

Sot është nënshkruar Marrëveshjes për hartimin e planit për revitalizimin dhe integrimin socio-ekonomik të komunitetit lokal në rrugën “Marin Barleti” në Prizren.

Siç Njofton MKRS, marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesit Special të BE-së, Komunës së Prizrenit, Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe OJQ “Ec Ma Ndyshe”.

Marrëveshja parasheh realizimin e projektit në përputhje dhe duke përmbushur objektivat e Strategjisë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (2017 – 2027) dhe ka për qëllim hartimin e një dokumenti strategjik për menaxhim dhe mirëmbajtje të trashëgimisë kulturore, dhe rikthim të qëndrueshëm dhe integrim të komunitetit lokal nëpërmjet zhvillimit ekonomik; Përgatitjen e projekteve preliminare për restaurimin e 14 ndërtesave të trashëgimisë kulturore në rrugën Marin Barleti; Përgatitje e projektit preliminar të dizajnit urban për rrugën Marin Barleti, që përfshin aspektet teknike dhe mobilerinë urbane.

Ministri Kujtim Gashi i cili nënshkroi në emër të MKRS-së, vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes shumëpalëshe bëhet konfrom zbatimit të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Trashëgimi Kulturore dhe në përputhje me obligimet dhe detyrat zyrtare.

“Me rastin e nënshkrimit të letrës së marrëveshjes po tregojmë qartë vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të ndërmarrë disa veprime konkrete për Qendrën Historike të Prizrenit”, tha ministri Gashi.

“Në zbatim të Ligjit për Trashëgimi Kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe unë si ministër, në vazhdimësi kemi qenë të angazhuar për procesin e inventarizimit dhe dhënies së statusit të mbrojtjes së përkohshme për asetet e trashëgimisë kulturore, ndërmarrjes se masave preventive-intervenime emergjente, por edhe siç edhe mund të jeni në dijeni ne kemi zbatuar edhe shumë projekte kapitale në QHP”, tha ministri.

Ministri ka njoftuar për veprimet që kanë ndërmarrë MKRS-ja për trajtimin, konservimin dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë si dhe rritjen e buxhetit në këtë sferë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat