Historiani Imeraj: Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është zgjidhja e vetme

Prizreni

Historiani Imeraj: Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është zgjidhja e vetme

Nga: Bota sot Më: 10 qershor 2018 Në ora: 09:37
Shkodran Imeraj

Historiani Shkodran Imeraj ka kujtuar 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Ai e ka quajtur këte ditë të madhe për historinë e popullit shqiptar, derisa ka thënë se bashkimi i shqiptarëve në një shtet është zgjidhja e vetme.

Reagimi i tij:

Pikërisht 140 vjet me parë, më 10 qershor të vitit 1878 në qytetin e Prizrenit, u vu guri i themelit të shtetit shqiptar. Në këtë ditë të madhe për historinë e popullit shqiptare, kujtojmë gjithë ata burra e gra, të cilët dhanë kontribut në luftën për lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit e 10 qershorit e vitit 1878 dhe udhëheqësit e saj, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, kanë hyrë dhe kanë mbetur përjetësisht në analet e historisë së popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit si organizmi me i madh politik dhe ushtarak, e udhëheqësit e saj si ideologët me përparimtar, që njohën shqiptarët në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.

Viti jubilar i Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit, duhet të shërbej si pikë referuese për bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar. Bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm është zgjidhja më e mirë për paqe në përhershme në gadishullin e luftërave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat