Pas reshjeve, pastrohet rruga dhe trotuari në Rahovec

Prizreni

Pas reshjeve, pastrohet rruga dhe trotuari në Rahovec

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 09:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas reshjeve të mëdha të shiut të rënë ditëve të fundit përveç vërshimeve në bujqësi, probleme janë krijuar edhe në infrastrukturë rrugore, probleme këto që, sipas kumtesës për media nga komuna e Rahovecit, tani më janë evituar apo janë në evitim e sipër nga Komuna.

Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike ka thënë se pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit, rruga "Gëzim Hamza-Piktori" në qytetin e Rahovecit ishte vërshuar nga ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa gjatë ditë së enjte operatori i kontraktuar nga Komuna, ka bërë pastrimin e rrugës dhe trotuarit të kësaj rrugë.

Drejtori Krasniqi potencon faktin se intervenime në infrastrukturë si pasojë e vërshimeve, ka pasur edhe në rrugët tjera nëpër lokalitete të ndryshme të Komunës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat