Nëse nuk paguhet tatimi në pronë në Prizren deri në fund të qershorit pason dënimi - Bota Sot
Nëse nuk paguhet tatimi në pronë në Prizren deri në fund të qershorit pason dënimi

Prizreni

Nëse nuk paguhet tatimi në pronë në Prizren deri në fund të qershorit pason dënimi

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 07:22
Prizreni

Komuna e Prizrenit ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit se pagesa e Tatimit në Pronë për këstin e parë të vitit 2018, do të përfundojë me 30 qershor.

“Me datën 1 korrik 2018, ashtu si parashihet me ligjin e Tatimit në Pronë nr. 03/L-204, do të aplikohet kamata dhe dënimi”, thuhet në njoftim.

Në mënyrë që mos të ndëshkohen qytetarët me kamatë dhe dënim, komuna e Prizrenit ka kërkuar që deri me 30 qershor të paguhet kësti i parë i borxhit të tatimit në pronë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera