Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë Blendi Klosi do të vizitojë sot Prizrenin.
Gjatë ditës ai do të ketë takime me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës Bajram Hasani, kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, drejtues të Festivalit DokuFest dhe operatorë turistikë e organizata të kulturës që veprojnë në Kosovë.
Vizita e ministrit shqiptar është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta për nxitjen e bashkëpunimit turistik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Më poshtë do të gjeni programin e plotë të vizitës së Ministrit Blendi Klosi në Prizren:
12.30 Mbërritja e Ministrit në Prizren
13.00 Takim me drejtuesit e Festivalit DokuFest
Vendi: Restorant Marashi, Lagjja Marash
Pjesëmarrës: Z. Veton Nurkollari, Znj. Nita Deda (DokuFest)
13.30 Takim me operatorët turistikë dhe organizatat e kulturës
Vendi: Restorant Marashi, Lagjja Marash
Pjesëmarrës: Drejtues të operatorëve turistikë dhe organizatave të kulturës nga Kosova
15.00 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Z. Mytaher Haskuka
Vendi: Komuna e Prizrenit, zyra e Kryetarit të Komunës
Pjesëmarrës: Z. Mytaher Haskuka, Znj. Krenare Koqi, Z. Visar Shehu (Komuna e Prizrenit)
16.00 Intervistë e Ministrit Blendi Klosi për Radio Televizionin e Kosovës
17.00 Takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Z. Bajram Hasani
Vendi: Objekti i Beledijes
Pjesëmarrës: Z. Bajram Hasani dhe dy anëtarë të kabinetit
17.30 Konferencë e përbashkët për media e ministrave Klosi dhe Hasani
Vendi: Objekti i Beledijes
18.00 Koha për film
19.00 Kthimi në Tiranë.