Prizren, 28 shtëpi për familjet skamnore më 28 nëntor

Prizreni

Prizren, 28 shtëpi për familjet skamnore më 28 nëntor

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 14:10
Prizren

Komuna e Prizrenit së bashku me organizatën ‘Jetimat e ballkanit’, për ditën e flamurit do t’i ndaj 28 qelësa për 28 familje skamnore.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një video të postuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se këto shtëpi do të jenë me të gjitha pajisjet të mobiluara.

“Brenda këtyre 20 shtëpi janë të financuar nga komuna e Prizrenit. Ndërsa, tetë shtëpi janë nga organizata jo qeveritare por në të njëjtën kohë komuna e Prizrenit ka ndërtuar edhe 21 shtëpi të tjera por ato janë pa mobile për familjet skamnore, dhe janë rregulluar 31 kulme për këto familje“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat